Leroy Sane ka thënë fjalët e para pas prezantimit të tij si lojtar i ri i Bayern Munichut.
Sot (e premte) Bavarezët zyrtarizuan transferimin e Sanes nga Manchester City dhe konfirmuar marrëveshjen pesëvjeçare me lojtarin.
Transferimi në Allianz Arena është pritur mirë nga sulmuesi gjerman, i cili mezi pret të stërvit dhe të luajë me Bayernin.
“Bayerni është një klub i shkëlqyeshëm me qëllime të mëdha dhe këto qëllime më përshtaten gjithashtu”, ka thënë fillimisht Sane pas prezantimit.
“Unë jam duke pritur për sfidën e re dhe mezi pres të stërvitem me ekipin”.
The man himself 🗣️#ServusLeroy #packmas pic.twitter.com/8JhEcLvMrH
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 3, 2020
“E njoh Hansi Flick nga Kombëtarja U21, kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë atje”.
“Dua të fitoj sa më shumë trofe që është e mundur me Bayernin, dhe Liga e Kampionëve është objektivi kryesor”, përfundoi sulmuesi gjerman. /Telegrafi/