Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Zymer Bytyqit pas nënshkrimin me Konyasporin

Mesfushori i Kosovës, Zymer Bytyqi ndihet i lumtur pas transferimit te klubi turk, Konyasport.

Sot (e premte) gjatë ditës, Konyaspor konfirmoi zyrtarisht nënshkrimin me Bytyqin në një kontratë për dy vite e gjysmë.

Pas transferimit, Bytyqi ka folur fjalët e para si lojtar i klubit turk, ndërsa ndihet i lumtur me këtë transferim dhe mezi pret të luajë.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Zymer Bytyqit pas nënshkrimin me Konyasporin

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu”, ka thënë fillimisht Bytyqi pas nënshkrimit me Konyaspor.

“Unë kam ardhur në një klub shumë të madh. Ata kanë një mbështetje të madhe të tifozëve. Ata tashmë po tregojnë interes për mua”.

“Unë do të bëj më të mirën time dhe dua të kontribuoj për klubin”.

“Ne do të fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi dhe të jemi atje ku meritojmë në kampionat”, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version