Telegrafi

Fjalët e para të Valon Berishës pas transferimit te Fortuna Dusseldorf

Valon Berisha (Foto: Fortuna Dusseldorf/Twitter)

Valon Berisha ndihet i lumtur me transferimin e tij në Bundesliga te Fortuna Dusseldorf nga Lazio.

Klubi gjerman ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Transferimi në Bundesliga shihet si pozitiv edhe për yllin e Kosovës, i cili ka folur fjalë të mira dhe synon t’i arrijnë qëllimet së bashku me klubin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Valon Berisha transferohet te Fortuna Dusseldorf

“Nga dita e parë, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë”, ka thënë fillimisht Berisha pas transferimit te Dusseldorfi.

Valon Berisha (Foto: Fortuna Dusseldorf/Twitter)

“Në bisedat me Lutz Pfannenstiel, por edhe me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili ka luajtur edhe për Fortunan, kam një ndjenjë tejet të mirë”.

“Pas kësaj, me të vërtetë doja të shkoja te Fortuna”, përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/