Oleksandr Usyk ka fituar meçin e shumëpritur ndaj Dereck Chisora për të fituar titullin e WBO në peshat e rënda.
Usyk dhe Chisora kanë dhuruar një super-meç i cili ka zgjatur deri në fund, plot 12 raunde, ndërsa fitorja në fund i takoi ukrainasit pas vendimit të gjyqtarëve.
Kjo fitore e ka bërë të lumtur Usykun, i cili tani synon të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës dhe jo i vetëm kësaj kategorie.
“Ishte një provë e vërtetë në pesha të rënda. Chisora një djalosh i madh, një djalë i fortë”, ka thënë fillimisht Usyk pas ndeshjes.
“Unë isha duke pritur një luftë të tillë, isha duke pritur një luftë më të ashpër. Performanca ime ishte tre nga dhjetë”.
'Not just world champion, Undisputed world champion!' 🇺🇦👑
That's Oleksandr @Usykaa's message to the heavyweight division after his win over Derek Chisora
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) November 1, 2020
“Plani im është të shkoj në shtëpinë time, të kem kohë maksimale me familjen time, të trajnohem dhe ta përmirësoj vetveten”.
“Jo vetëm kampion bote, kampion i padiskutueshëm i botës [është qëllimi im]”, përfundoi ukrainasi. /Telegrafi/