Telegrafi

Fjalët e para të Thiago Alcantaras si lojtar i Liverpoolit: Dua të fitoj shumë trofe, do ta jep zemrën në fushë për këtë klub

Liverpooli e ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Thiago Alcantaras nga Bayern Munich, duke e prezantuar sot spanjollin e njohur.

Thiago kalon në “Anfield” nga një sukses i jashtëzakonshëm me Bayernin, ku fitoi tre trofe në edicionin që sapo lamë pas, pasi ata fituan Bundesligën, Kupën gjermane dhe Ligën e Kampionëve.

“Është një ndjenjë e mahnitshme. E kam pritur për shumë kohë këtë moment dhe jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu”.

“Kur vitet kalojnë, ju përpiqeni të fitoni sa më shumë që të mundeni – dhe kur të fitoni, doni të fitoni më shumë. Unë mendoj se ky klub përshkruan atë që unë jam; Unë dua të arrij të gjitha qëllimet, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur”, ka thënë Alacantara që gjithashtu shtoi se ky klub ia jep ndjenjën e familjes.

Tutje mesfushori i trofeshëm, ka thënë se do të mundohet të përshtatet sa më parë, duke siguruar se është  më i lumtur se tifozët e Liverpoolit për këtë aventurë të re.

Lexo po ashtu Zyrtare: Thiago Alcantara lojtar i Liverpoolit

“Unë duhet t’i përshtatem ekipit sa më shpejt që të mundem në situatën dhe moment që po jetojmë tani”.

“Unë do ta ndihmoj ekipin në mbrojte dhe sulm dhe gjithashtu në aspektin mendor”.

“Tifozët nuk janë më të ngazëllyer se unë, ju siguroj. Nuk e them veç me fjalë, do ta tregoj edhe në fushë. Do ta lë zemrën në fushë për bashkëlojtarët, klubin dhe tifozët”, ka thënë Alcantara. /Telegrafi/