Pas zyrtarizimit të Leroy Sane te Manchester City vijnë edhe fjalët e para.
Gjermani ka zbuluar se arsyeja pse ka pranuar kalimin te City është tekniku spanjoll, Pep Guardiola.
“Një nga motivet që kam ardhur këtu është Pep Guardiola”.
“Më ka bindur t’i bashkohem Cityt për t’u bërë më i mirë. Mund të rritem profesionalisht shumë me atë pasi mund të bëhem një lojtar më i kompletuar”, ka thënë Sane.
Klubi anglez besohet të ketë paguar 37 milionë funte për lojtarin. Mirëpo, shuma e transferimit mund të arrijë deri në 42 milionë funte duke i përfshirë edhe bonuset. /Telegrafi/