Ruben Dias është blerja më e re e Manchester Cityt, ku klubi anglez e siguroi nga Benfica.
Skuadra angleze ka paguar plotë 70 milionë euro për transferimin e mbrojtësit nga portugezët, ku në këtë mes është llogaritur edhe kartoni i Nicolas Otamendit që do të shkojë te Benfica.
Lojtari ka folur në faqen zyrtare të klubit anglez, ku ka shprehur lumturinë e tij që është bashkuar me Manchester Cityn.
“I believe I can improve here, at a club whose ambitions match my own and I will give everything to be successful and win titles.”
Sounds like a plan to us, Ruben! ?? pic.twitter.com/Vm1j3tV1qn
— Manchester City (@ManCity) September 29, 2020
“Të kesh mundësinë për t’u bashkuar me një klub si Manchester City është një mundësi fantastike për mua, nuk mund ta refuzoja kurrë”.
“Fitoret e tyre flasin vetë: ata kanë qenë ekipi dominues në Angli vitet e fundit, duke luajtur futboll sulmues që mendoj se i përshtatet lojës sime”.
“Është vërtet emocionuese të jesh pjesë e një ekipi kaq të talentuar dhe të luash për një trajner të klasit botëror si Pep Guardiola, i cili është perfekt për nxjerrjen e lojtarëve të rinj si unë”.
“Besoj se mund të përmirësohem këtu, në një klub ambiciet e të cilit janë të njëjta me të mijat dhe do të jap gjithçka për të bërë mirë dhe për të fituar tituj”, ka thënë Dias. /Telegrafi/