Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Ronaldos pasi u zgjodh lojtari më i mirë në Itali

Cristiano Ronaldo është kurorëzuar mbrëmë me titullin e lojtarit të vitit të në Serie A.

Ylli portugez ishte pritur që të shkonte në ceremoninë e Topit të Artë që u mbajt në Paris, mirëpo vendosi që të shkonte në Milano në Gran Gala del Calcio.

34-vjeçari e shijoi suksesin debutues te Zonja e Vjetër qysh nga sezoni i kaluar, duke shënuar 21 gola në ligën italiane.

“Do të mundohem të flas në italisht. Jam i lumtur që të zgjidhem sulmuesi më i mirë në Itali”, ka thënë  Ronaldo.

“I falënderoj bashkëlojtarët, lojtarët që votuan për mua. Pas dy vitesh në Itali, mund të them se është një ligë e vështirë”.

Lexo po ashtu Chiellini: Është në rregull që Messi e ka fituar Topin e Artë, vitin e kaluar Ronaldo ishte vjedhur

“I falënderoj të gjithë që votuan për mua dhe shpresoj që e njëjta gjë të ndodhë edhe në vitin e ardhshëm”, ka shtuar më tej portugezi.

Numri 7 u zgjodh sulmuesi më i mirë në Itali, derisa në garë ishin sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata dhe ai i Sampdorias, Fabio Quagliarella. /Telegrafi/

Exit mobile version