Alvaro Morata është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i kampionit aktual të Ligës Premier, Chelseat.
Sulmuesi spanjoll ka përfunduar me sukses transferimin e tij nga Real Madridi, për një shifër prej 77.8 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të Chelseat.
Pas përfundimit të transferimit të tij, Morata u shpreh i lumtur dhe shumë i emocionuar, teksa shpreson të shënoj sa më shumë gola me fanellën e Bluve.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një emocion i pabesueshëm për të qenë pjesë e këtij klubi të madh”, ka thënë fillimisht Morata pas nënshkrimit me Chelsean.
“Unë jam duke kërkuar të punoj shumë, të shënoj sa më shumë gola dhe të fitoj sa më shumë trofe që të jetë e mundur”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/