Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kosovës U21, Michael Nees.
Ai i cili njëherësh është edhe drejtor teknik në FFK tash e katër vjet.
Përzgjedhësi i ri i Kosovës U21, Michael Nees shprehu falënderimin e tij ndaj presidentit Ademi dhe FFK-së për besimin e dhënë, teksa shpreson në suksese me Dardanët e rinj.
“Kemi punuar bashkë tashmë katër vjet dhe e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin dhe lirisht mund të them se është krijuar besimi i ndërsjellë. Duhet t’i falënderojmë edhe trajnerët që kanë qenë më parë, e të cilët kanë bërë një punë të mirë, por ndonjëherë duhet të bëjmë ndonjë ndryshim dhe të largohemi nga komfort-zona”.
“Kur kemi diskutuar muajin e fundit kemi arrit në konkluzion që ta bashkojmë aspektin teknik dhe sportiv. Gjithçka është e ndërlidhur njëra me tjetrën. Ne duhet të punojmë shumë dhe të krahasohemi me kombëtaret e mëdha. Besoj se do ta menaxhojmë këtë”, është shprehur Nees.
Michael Nees ka përvojën si pjesë e Kombëtareve të Afrikës së Jugut dhe Izraelit. /Telegrafi/