Manuel Locatelli ka thënë se bashkimi me Juventusin është një ëndërr e bërë realitet, ndërsa është përshëndetur me Sassuolon, klub që e ndihmoi të ngritë nivelin.
Reprezentuesi italian përfundoi përfundimisht transferimin e tij sot pas disa javësh të negociata mes klubeve.
“Është një ëndërr e bërë realitet. Ëndrra e një fëmije që punoi shumë, që ka dhënë gjithçka në fushë, që mbërrin në Juve me dëshirën për të dalë në fushë për tifozët dhe që mezi pret të hyjë në stadium”.
Benvenuto in bianconero! ✍️
@locamanuel73
#LocatelliAnnounced #WelcomeManuel pic.twitter.com/EP9tVXOu5c— JuventusFC (@juventusfc) August 18, 2021
“Dhe ky është vetëm fillimi!”, ka thënë ai,
Lojtari kalon si huazim dy vjeçar nga Sassuolo falas, por me detyrimin blerje për 25 milionë euro në vitin 2023, plus deri në 12 milionë euro të tjera në bonuse.
Locatelli përshëndeti gjithashtu edhe tifozët e tij te Sassuolo pasi përfundoi transferimin.
“Çfarë të them. Lotët që pata dje kur i thashë lamtumirë skuadrës janë dëshmi se ju jeni në zemrën time. Ju gjithmonë do të jeni, sepse më bëtë të bëhem një person dhe lojtar më i mirë”.
𝘈𝘯𝘯𝘶𝘯𝘤𝘪𝘢𝘵𝘦 𝘓𝘰𝘤𝘢𝘵𝘦𝘭𝘭𝘪? ➡️ 🤲
✍️ https://t.co/D2sD4Rq7IK
#LocatelliAnnounced pic.twitter.com/1md0nmVwxl— JuventusFC (@juventusfc) August 18, 2021
“Ju jeni familja ime, më çuat për të fituar Euron. Do t’ju dua gjithmonë. Faleminderit nga thellësia e zemrës familjes Squinzi, e cila tregoi besim tek unë. Faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës”, ka thënë ai. /Telegrafi/