Telegrafi

Fjalët e para të Li pasi e bleu Milanin

Pronari i ri i Milanit, Yonghong Li, ka thënë se do ta kthejnë ekipin legjendarë italianë në krye siç ka qenë. 

Sport Investment Lux më në e ka mbyllur blerjen e Milanit për një shumë rreth  830 milionë euro.

“E falënderoj Berlusconin dhe Fininvest për besimin e tyre dhe tifozët Rossonerë në të gjithë botën për durimin e tyre”, ka thënë pronari i ri.

“AC Milan është një klub i njohur botërisht në futboll me historinë e lavdishme”.

“Premtoj se do ta kthejmë klubin në krye të futbollit”, ka thënë Li.   /Telegrafi/