Khabib Nurmagomedov ka falënderuar Zotin, familjen dhe trajnerin e tij pas mbrojtjes së titullit të peshave të lehta në UFC.
Luftëtari çeçen arriti të fitojë ndeshjen ndaj amerikanit Dustian Poirier të zhvilluar të shtunën mbrëma në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nurmagomedov fitoi në raundin e tretë pasi detyroi Poirierin të dorëzoj meçin pas një shtrëngimi të fortë në qaf.
Pas triumfit, Khabib u pa i lumtur dhe fitoren ia dedikoj Zotit, familjes dhe trajnerit.
“Elhamdulilah (Falënderimit i takon Zotit”, ishin fjalët e para të Khabib pas triumfit ndaj Poirier.
“Nuk e di pse unë kam gjithçka nga jeta. Nuk e di”.
“Babai im është këtu, dua ta falënderoj Zotin dhe dua ta falënderoj babanë tim. Edhe trajnerin Javier Mendes”.
“Edhe vëllezërit e mi janë këtu. Ne bëjmë gjithçka së bashku, kemi gjithçka që kam për shkak të gjithë atyre, edhe xhaxhallarëve të mi”, përfundoi çeçeni. /Telegrafi/
https://twitter.com/_AIbrahim11/status/1170480786992181248