Telegrafi

Fjalët e para të Eriksenit pas kalimit te Brentfordi dhe rikthimit në futboll

Christian Eriksen ka kompletuar zyrtarisht kalimin te Brentfordi.

Mesfushori danez nuk ka luajtur futboll që nga Euro 2020, atëherë edhe kur pësoi arrest kardiak në takimin që Danimarak e zhvilloi ndaj Finlandës.

Derisa shkëputi kontratën me marrëveshje të dyanshme me Interin, Eriksen arriti të siguronte kalimin te Brentfordi, derisa kishte edhe një mesazh për tifozët e skuadrës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Eriksen kthehet në Ligën Premier, nënshkruan për Brentfordin

“Përshëndetje të gjithëve, jam Christian Eriksen. I lumtur të ju njoftoj se kam nënshkruar me Brentfordin dhe mezi pret të startoj. Shihemi së shpejti”, ishin fjalët e danezit.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin nga Liga Premier deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për disa vite të tjera.

Kujtojmë se danezi ishte edhe në të kaluarën në elitën e futbollit anglez, derisa luante për Tottenhamin. /Telegrafi/