Telegrafi

Fjalët e para të Edinson Cavanit si lojtar i Manchester United: Një nder për mua të jem këtu

Edinson Cavani është deklaruar për herë të parë si lojtar i Manchester United.

Sulmuesi uruguaian e kompletoi kalimin te Djajtë e Kuq si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin i skadoi.

“Manchester United është njëri ndërr klubet më të mëdha në botë, andaj është një nder për mua të jem këtu. Kam punuar shumë gjatë kohës kur isha në pushim dhe ndihem shumë mirë që të përfaqësoj klubin”, ka thënë Cavani.

“Kam luajtur para shumë tifozëve të zjarrtë në futboll gjatë karrierës time dhe e di se e njëjta gjë është edhe në Manchester. Mezi pres që të fillojë eksperiencën time në Old Trafford, kur të jetë e sigurt që tifozët të rikthehen”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Unitedi prezanton Edinson Cavanin

“Shikoj përpara që të jem në librin e historisë së klubit dhe të jem i fokusuar në çdo ndeshje. Kam pasur një bisedë me trajnerin dhe dëshira ime ishte që të vesh këtë fanellë të bukur”, ka shtuar më tej Cavani.

Lojtari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/