Telegrafi

Fjalët e para të Eden Hazard si lojtar i Real Madridit: Plotësohet ëndrra ime si fëmijë

Eden Hazard është prezantuar si lojtar i Real Madridit nën pranin e familjes dhe krerëve të klubit mbretëror.

Santiago Bernabeu është mbushur nga tifozët e ‘Los Blancos’, të gjithë të pranishëm për yllin belg.

Hazard foli për herë të parë si lojtar i Real Madridit, ku u shpreh i lumtur për plotësimin e ëndrrës.

“Do të flas në frëngjisht, pasi spanjishtja ime do ende shumë punë për t’u përmirësuar. Dua të falënderoj presidentin, familjen time”.

“Kam ardhur të fitoj shumë tituj me Realin, në këtë fanellë. Ka qenë ëndërr e imja që kur isha fëmijë dhe tani jam këtu. Dua të shijoj këtë moment. Faleminderit”.

Belgu kaloi te Reali për një shifër të raportuar prej 100 milionë eurosh. /Telegrafi/