Telegrafi

Fjalët e para të Depay si lojtar i Barcelonës: Ëndërr e bërë realitet, jam gati të bëjë gjithçka për klubin

Ylli holandez, Memphis Depay ka folur fjalët e para si lojtar i ri i Barcelonës, pas zyrtarizimit të tij gjatë ditës së shtunë.

Barcelona konfirmoi transferimin e Depay nga Lyoni si lojtar i lirë, duke e çuar në katër numrin e transferimeve këtë verë.

Pas nënshkrimit, ylli holandez ka folur fjalët e para si lojtar i ri i Barçës, teksa nuk ka hezituar të falënderoj të gjithë që e mundësuan transferimin dhe shtoi se është gati për të dhënë gjithçka.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona konfirmon transferimin e Memphis Depay

“Përshëndetje te gjithëve. Emri im është Mepmphis dhe zyrtarisht i jam bashkuar FB Barcelonës dhe jam i kënaqur me këtë”, ka thënë fillimisht Depay.

“Është një ëndërr e bërë realitet për mua t’i bashkohem klubit më të madh në botë, me tifozë fantastik”.

“Jam shumë i entuziazmuar të luaj para aq shumë tifozëve në një stadium të mbushur, pasi tifozët e Barcës janë shumë të veçantë”.

Lexo po ashtu Pse Memphis nuk dëshiron që ta quajmë Depay?

“Padyshim që dua të falënderoj drejtuesit e Barcelonës, presidentin, trajnerin, të cilët e bënë që kjo të ndodhte dhe jam shumë i kënaqur dhe krenar që përfundimisht arritëm marrëveshjen”.

“Do të bëjë gjithçka dhe dua të jap gjithçka për klubin. Jam gati. Forca Barca”, përfundoi ylli holandez. /Telegrafi/