Telegrafi

Fjalët e para të Carlos Alcaraz pas triumfit historik në Wimbledon

Carlos Alcaraz është deklaruar rreth triumfit të tij në Wimbledon që zgjati deri në pesë sete, apo mbi katër orë.

Spanjolli triumfoi me shumë spektakël, duke marrë rezultatet 1-6, 7-6, 6-1, 3-6, 6-4.

“Është ëndërr e realizuar për mua. Është fitore e madhe”, ka thënë fillimisht 20-vjeçari.

Lexo po ashtu Carlos Alcaraz shkruan historinë: Fiton Wimbledonin në duelin mbi katër orësh

“Edhe po të humbja unë do të isha shumë krenar me veten”.

“Të bëj histori në këtë turne të shkëlqyer, jam vërtetë krenar me veten, me ekipin që e kam, me punën që bëjmë çdo ditë”, ka thënë më tej Alcaraz.

Spanjolli e ruan pozitën si numri 1 në botën e tenisit, ndërsa dëshmoi sot se ka një të ardhme të ndritur. /Telegrafi/