Eduardo Camavinga u prezantua sot (e mërkurë) si një lojtar i ri i Real Madridit dhe shprehu lumturinë e tij për bashkimin me klubin e madh spanjoll.
Mesfushori francez përfundoi kalimin e tij nga Rennes në Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Megjithatë, pasi ishte në detyrë ndërkombëtare me ekipin Francës U-21, ai vetëm tani i është bashkuar Mbretërve dhe sot ka ardhur prezantimi i tij.
Camavinga i është bashkuar urdhrave të trajnerit Carlo Ancelotti dhe ndihet i lumtur me transferimin te Reali.
“Unë jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu”, ka thënë fillimisht Camavinga gjatë prezantimit të tij.
🥰 FAMILY 🥰#WelcomeCamavinga | @Camavinga pic.twitter.com/JvUQTka69k
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 8, 2021
“Dua të falënderoj presidentin e Real Madridit [Florentino Perez] dhe familjen time, sepse ata e kanë bërë të mundur që unë të jem këtu”.
“Ata disa vjet më parë më thoshin se do të isha këtu… Hala Madrid!”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/