Telegrafi

Fjalët e para të Caicedos si lojtar i Chelseat

Moises Cicedo është deklaruar për herë të parë si lojtar i Chelseat.

Mesfushori ekuadorian e kompletoi kalimin te skuadra londineze nga Brightoni për shumën e 133 milionë eurove.

Ai ka thënë se ndihet shumë i lumtur që i bashkohet Chelseat dhe për të është një ëndërr e realizuar.

Lexo po ashtu Chelsea prezanton zyrtarisht Caicedon

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Chelsean! Jam shumë i emocionuar që jam këtu në këtë klub të madh dhe nuk më duhej të mendoja dy herë kur më thirri Chelsea”, ka thënë Caicedo.

“Unë thjesht e dija se doja të nënshkruaja për këtë klub, Chelsea”.

“Është një ëndërr e realizuar të jem këtu dhe mezi pres (të luajë me skuadrën)”, ka shtuar më tej mesfushori ekuadorian. /Telegrafi/