Telegrafi

Fjalët e para të Balet pas zgjatjes së kontratës me Realin (Foto)

Gareth Bale ka zgjatur edhe zyrtarisht kontratën me Real Madridin.

Uellsiani do të mbetet te skuadra madrilene gjer në vitin 2022, ndërsa është shprehur tejet i kënaqur me marrëveshjen e re.

“Ndjenja e pabesueshme për të nënshkruar me klubin më të madh në botë për 6 vjet!”, ka shkruar Bale në Instagram, transmeton Telegrafi.

The Guardian raporton se me kontratën e re Bale fiton 388 mijë euro në javë pa taksa (me taksa 665 mijë euro), apo 166 milionë euro në gjashtë vitet e ardhshme.

Ndryshe, pritet edhe zgjatja e kontratës prej anës së futbollistit më të mirë të Los Blancos, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/