Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Bakayokos si futbollist i Chelseat

Bakayoko me fanellën e Chelseat

Tiemoue Bakayoko ka folur fjalë të mëdha pas prezantimit si futbollist i Chelseat.

Chelsea e ka zyrtarizuar sot (e shtunë) mesfushorin francez, transferimi i të cilit nga Monaco i ka kushtuar plot 40 milionë funte.

Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea transferon Bakayokon (Foto)

Me tu prezantuar si futbollist i Bluve, Bakayoko ka theksuar se ky klub është ai që e ka dashur nga fëmijëria, teksa mezi pret të punoj me trajnerin Antonio Conte dhe bashkëlojtarët e rinj.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që bashkohem me këtë ekip të madh. Unë jam rritur duke shikuar Chelsean”, ka thënë fillimisht Bakayoko.

Lexo po ashtu Bakayoko pritet në Londër nga dy lojtarë të Chelseat, dalin për darkë së bashku (Foto)

“Nënshkrimi me Chelsean ishte gjëja më e mirë për mua, sepse është një klub që e kam dashur që në fëmijërinë time”.

“Unë tani mezi pres që të evoluoj nën drejtimin e këtij trajner fantastik dhe të takohem me shumë bashkëlojtarë të shkëlqyeshëm”, përfundoi mesfushori francez.

Ndryshe, Bakayoko ka zgjedhur fanellën me numër 14, numër që e ka mbajtur edhe te Monaco, ndërsa te Chelsea së fundmi është mbajtur nga gjermani Andrea Schurrle. /Telegrafi/

Exit mobile version