Telegrafi

Fjalët e para të Amir Abrashit si lojtar i Baselit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi zyrtarisht është futbollist i Baselit.

Ka qenë vetë klubi zviceran që e ka zyrtarizuar mesfushorin e njohur, i cili vjen si huazim nga Freiburg deri në fund të sezonit 2020/2021.

Abrashi është shfaqur i lumtur me kalimin e tij e tij te Baseli.

 

“Unë jam shumë i lumtur për kalimin te FC Basel. E gjitha ndodhi shumë shpejt në ditët e fundit, por aq më i madh ishte gëzimi që marrëveshja u mbyll. Jam i uritur, kam shumë energji dhe dua të kem sukses. Do të jap maksimumin për FC Baselin”, ka thënë Abrashi.

 

Edhe trajneri i Basel, Ciriaco Sforza është i lumtur për shtimin e konkurrencës në ekip.

“Amir sjell shumë me vete që mund të jenë të mira për ekipin tonë – përvojë, mentalitet lideri, një karakter të mirë dhe një element agresiv”, ka thënë Sforza. /Telegrafi/