Telegrafi

Fjalët e Messit pasi preku finalen e Kupës së Botës për herë të dytë në karrierë

Argjentina fitoi ndaj Kroacisë me rezultat 3-0 në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe arriti të kualifikohej në finalet e kompeticionit më të madh të futbollit për herë të dytë radhazi.

Julian Alvarez shënoi golat në minutat e 39-të dhe 69-të, ndërsa shënues ishte edhe Lionel Messi në minutën 34-të nga penalltia.

Ndeshja u komentua nga Lionel Messi, i cili prek finalen për herë të dytë në karrierë.

“Jam shumë i emocionuar për të gjithë këtë. Finalja është gjithçka që donim. Tifozët dhe familjet tona na kanë ndjekur gjatë Kupës së Botës”.

“Ne kemi përjetuar diçka të veçantë dhe jemi një ndeshje larg realizimit të ëndrrave tona”.

“Ne u kërkoi njerëzve të besojnë tek ne. Ky grup lojtarësh është i çmendur”, ka thënë Lionel Messi pas ndeshjes.

Messi i dha merita të mëdha përzgjedhësit, Lionel Scaloni, i cili sipas tij së bashku me stafin, di të përgatit shumë mirë ndeshjet.

“Scaloni e kishte thënë. Është një grup shumë inteligjent, që di të vuajë kur duhet të vuajë , ta ketë topin kur duhet, kur mund të shtyp, kur ka për të ecur prapa”.

“Mbi të gjitha, ata i përgatisin ndeshjet shumë mirë. Ata kanë një staf shumë të mirë stërvitor, të cilët nuk i lënë asgjë rastësisë. Të bëjnë të ditur çdo detaj të çdo ndeshjeje dhe më pas ndodh. Kjo është një ndihmë e madhe kur jemi në fushë. Ne nuk jemi të humbur në asnjë moment, në çdo moment e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe si do të zhvillohen ndeshjet, e dinim që loja do të ishte kështu dhe prandaj nuk u dëshpëruam.”, deklaroi Messi.

/Telegrafi/