Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pas eliminimit nga Lyoni, ka thënë se ekipi duhet të jetë perfekt për të fituar trofeun e ligës së Kampionëve.
Lyoni ka arritur të befasojë të gjithë duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ky ishte një vit tjetër për klubin nga Etihad që dështon në këtë garë dhe kjo si duket më së shumti i faturohet trajnerit Guardiola.
“Një ditë do ta thyejmë këtë hendek dhe të kalojmë në gjysmëfinale. Ekipi gjatë viteve të fundit e meriton atë”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.
“Në 20, 25 minutat e para ne luftuam të gjenim hapësira për të sulmuar. Gjysma e dytë ishte në rregull – ne ishim aty duke bërë lojën tonë”.
PEP 💬 It is what it is. One day we will break the gap to the semi-finals. Second half was okay, we were there, I had the feeling we were better, but you have to be perfect in this comp and we didn't.
🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/062u9kPEMH
— Manchester City (@ManCity) August 15, 2020
“Ndjemë se ishim më mirë, por ju duhet të jeni perfekt në këtë garë për ta fituar dhe ne nuk ishim”.
“Ne bëmë shumë gjëra të mira, por nuk mjaftuan. Ne bëmë gabime në zonë në momentet kryesore. U përpoqëm të gjenim hapësirat tona për të sulmuar”.
Guardiola në fund foli edhe për rastin e humbur nga sulmuesi anglez, Raheem Sterling.
“Në këtë situatë duhet të barazosh për ta kaluar në kohë shtesë, por më pas ne pranuam golin e tretë dhe gjithçka mbaroi”.
“Ne krijuam më shumë shanse dhe bëmë më shumë goditje, por nuk shënuam”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi