Telegrafi

Fjalët e gruas që ia kthyen vetëbesimin Shkodran Mustafit

Vjosa Kaba dhe Shkodran Mustafi (Foto: Chris Jackson/Getty Images for IWC/Guliver)

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierën e tij futbollistike duke rënë nga forma dhe duke mbetur prapa në përzgjedhje te Arsenalit.

Ai është kritikuar jashtëzakonisht shumë në vitin e fundit, saqë ka pasur raste kur kishte dyshuar në aftësitë e tij si futbollist.

Lexo po ashtu Mustafi: Më kanë kritikuar edhe për humbjet në ndeshjet ku nuk kam luajtur

Mirëpo, bashkëshortja e tij, Vjosa Kaba, që e ka mbështetur në këtë periudhë të vështirë, i kishte thënë diçka për t’ia kthyer vetëbesimin.

“Ka pasur ditë kur vërtet dyshoja në vetvete. Mirëpo, në një çast e kuptova se isha i fortë mendërisht”.

“Diçka që më tha gruaja ime, më ndihmoi shumë: ‘Po të kishe qenë aq i keq sa po thonë njerëzit, kurrë nuk do të ishe bërë kampion bote dhe lojtar i Arsenalit, diçka të sjellë në atë pikë’. Që atëherë, po i përballoj më mirë (kritikat)”, thënë Mustafi për Der Spiegel. /Telegrafi/