Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari “Vrasja me shumë pista”.
Dokumentari i kushtohet vrasjes misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK-së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë dokumentar tregohen detaje të vrasjes enigmatike. Pasi kapet nga plumbat, ai bie në gjunjë dhe ngritët në këmbë. Fjalët e fundit që thotë ishin: “Çka u ba?”, pas të cilave rrëzohet përtokë.