Site icon Telegrafi

Fjalët e fundit të të dënuarve me vdekje për të cilët flitet edhe sot!

Edhe në momentet e fundit të jetës së tyre, kur u përballen me dënimin më të rëndë, këta kriminelë dhe vrasës nuk e kanë humbur sensin e tyre të humorit, por me një “lamtumirë buzëqeshjeje” u larguan nga kjo botë.

I

Gary Gilmore u vra në verën e vitit 1976 për një vrasje të dyfishtë, përcjell Telegrafi. Mbrëmjen para ekzekutimit të tij ai kaloi e me familjen dhe miqtë, dhe xhaxhai i tij ka pranuar se ai kishte kontrabanduar tri shishe uiski të cilat Gilmore i kishte pirë.

Në mëngjes, atë e lidhën në një karrige, dhe prapa tij vendosën thasë me rërë për të mbajtur plumbat.

Kur u pyet nëse ka ndonjë gjë për të thënë për fund ai kishte thënë “Let’s do it” (le ta bëjmë këtë).

Themeluesi i agjencisë së reklamave Wieden+Kennedy, Dan Wieden thotë se fjalët e tij të fundit ishin frymëzim për parullën e kompanisë Nike “Just do it” (Bëje vetëm këtë).

II

James D. French ishte veçse duke vuajtur një dënim të përjetshëm për një vrasje. Ai donte të vdiste, por nuk gjeti forcën për të bërë një gjë të tillë, kështu që gjeti forcën dhe vrau shokun e tij në dhomën e burgut, në mënyrë që ai të dënohej me vdekje.

Ai vdiq në karrigen elektrike, përcjell Telegrafi, por fjalët e fundit të tij ishin: “Çfarë mendoni për këtë titull? Frenku i pjekur”.

III

Jimmy L. Glass është gjithashtu një vrasës i cili ka kaluar momentet e fundit të jetës në karrige elektrike.

Ai së bashku me një shok të tij ishin arratisur nga burgu dhe vrau një çift për të cilën vrasje është dënuar me vdekje. Fjalët e fundit ishin me të: “Më me qejf do të peshkoja”.

IV

George Apple kishte luajtur gjithashtu me fjalë para se ta mbysnin me rrymë.

“Paj… zotërinj, së shpejti do të shihni “mollën e pjekur” (baked apple), kishte thënë ai.

V

Vincent Gutierrez u vra me injeksion vdekjeprurës në vitin 2007. Besohet se ai vuante nga çrregullimi bipolar, dhe fjalët e fundit të tij ishin:.. ” Zoti im është jeta ime dhe shpëtimtari, nga asgjë nuk do të kem frikë”. /Telegrafi/

Exit mobile version