Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde.
Pasi asnjëri nga boksierët nuk u dorëzua deri në fund, vendimi u morët nga gjyqtarët, që i dhanë fitoren boksierit tonë, Florian Marku.
Njëri nga gjyqtarët e vlerësoi Prodanin si më të mirë me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me 97-93 dhe 96-94.
AND THE NEW 🔝
Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title 🇦🇱 pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021
Pas meçit, Florian Marku ka thënë se ishte shumë i lumtur për fitoren.
“Me vetëm 10 meçe e arrita atë që s’e ka bërë askush. Jam i ri dhe të gjithë më kanë nënvlerësuar”.
“U ndeshja me njërin prej më të mirëve, askush nuk dëshironte të ndeshej me të. Shikoni kë e kam mposhtur”.
The Albanian King 🇦🇱 pic.twitter.com/zXuJjR0jH0
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021
“Gruaja ime është shtatzënë, po presim fëmijë, jam i lumtur. Do tua bëjë jetën më të mirë, me para”, ka thënë Marku. /Telegrafi/