Boksieri shqiptar, Florian Marku është rikthyer në ringun e boksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut teknik në raundin e tetë.
Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’, në kategorinë velter, në një meç që solli luftë të madhe dhe me kthesa.
Marku e kishte nisur mirë në raundet e para, por në raundin e gjashtë pas një goditje të fortë të anglezit ai ra në nokdaun.
Por Marku u kthye në dy raundet pasardhëse, duke luftuar fortë, për të fituar në raundin e tetë me nokaut teknik.
What a fight!
The Albanian King wins it in the 8th. @FlorianMarku92 ??? pic.twitter.com/ATrnbJye5z
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) February 20, 2021
Boksieri nga Lushnja ishte i lumtur me fitore e tetë në karrierë, duke e vlerësuar lart edhe kundërshtarin.
“Rylan është vërtetë i fortë. Ai hyri në këtë luftë. Jo shumë boksierë përballen me një të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre”.
“Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka”.
“Rrëzimi në raundin e gjashtë? Unë kurrë nuk isha i trullosur, edhe pse ai është një goditës i rëndë”, deklaroi Marku.
Marku vazhdon me rekord pa humbje, me tetë fitore dhe një barazim në boksin profesionist. /Telegrafi/