Reali i Madridit u dërrmua nga Napoli në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit të vlefshme për 1/8 e Ligën e Kampionëve.
Pas 45 minutave të para, lojtarët e Sarrit kishin goditur 11 herë dhe udhëhiqnin 1-0.
Pas kësaj, Cristiano Ronaldo u kap nga kamerat e AtresMedia në tunelin e dhomave të zhveshjes duke u ankuar se skuadra nuk di të mbrohet.
Sulmuesi po fliste me Marcelon për rastet e shumta që krijonte Napoli dhe u dëgjua të thoshte këto fjalë: “Puna është se nuk dimë të mbrohemi!”
Gjithsesi, në pjesën e dytë Reali ndryshoi skemë në 4-4-2, me Bale që iu bashkua linjës së mesfushës dhe gjithçka ndryshoi, transmeton TCh.
Sergio Ramos shënoi dy gola, ndërsa Napoli nuk e shqetësoi më portierin Keylor Navas.
https://youtu.be/uE2ZdUyL7kM