Telegrafi

Fjalët e Albion Rrahmanit pas rikthimit me gol te Rapid Bukuresht

Albion Rrahmani është kthyer nga dëmtimi në mënyrën më të mirë, duke shënuar gol në fitoren e Rapidit ndaj Craiova 1948 me rezultat 4-3.

Ndeshja ishte e bukur me gola, ku shënoi edhe Ermal Krasniqi, ndërsa asistoi Florent Hasani.

Sulmuesi ka reaguar pas ndeshjes së djeshme, duke treguar lumturinë për rikthimin në fushë.

Lexo po ashtu Treshja shqiptare e Rapid Bukuresht me paraqitje të mirë në fitoren me rikthim spektakolar ndaj Craiovas

“Kjo ndeshje ishte ndeshja e parë zyrtare që e kam zhvilluar pas lëndimit tim, dhe në këtë ndeshje unë shënova një gol të rëndësishëm për skuadrën tone, ku edhe në fund e fituam ndeshjen me një rezultat dramatik”.

“Gjithmonë duhet ta falënderojmë Zotin për të arriturat tona”.

“Pas kësaj ndeshje edhe pas rikthimit tim prapë me gol, dua ta falënderoj familjen time që më qëndruan afër gjatë gjithë procesit të shërimit si dhe klubin tim Rapidin dhe të gjithë ata që më përkrahën në ato momente të vështira për mua”, ka shkruan Rrahmani, që nuk ka hartuar të falënderoj edhe fizioterapeutët që e ndihmuan në rikuperim.

Edhe përkundër mungesës për disa muaj, ai është në mesin e shënuesve më të mirë me 7 gola deri më tani, ku ka edhe 2 asistime. /Telegrafi/