Site icon Telegrafi

Fjalën e keni “në majë të gjuhës” por thjesht nuk ju kujtohet? Ja pse ndodh dhe nëse duhet të shqetësoheni

Ju e dini atë ndjenjë kur jeni duke folur me dikë dhe nuk ju kujtohet një fjalë të caktuar

Është në majë të gjuhës, përpiqesh ta sjellësh në mend, kërkon një lidhje me atë fjalë, por më kot. Nuk funksionon se nuk funksionon…

Vetë shkencëtarët e kanë quajtur pikërisht këtë fenomen “në majë të gjuhës”.

Ndodh kur keni një informacion të caktuar në kujtesën tuaj, por nuk mund t’ju kujtohet në një moment të caktuar. Pse po ndodh kjo?

Disa hulumtime të mëparshme tregojnë se kjo ndodh për shkak se pjesët e trurit që janë përgjegjëse për ruajtjen dhe rimarrjen e kujtesës nuk janë të lidhura, thekson prof. Dr. Hayley Nelson, transmeton Telegrafi.

Është hipokampusi ai që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe rikthimin e kujtimeve së bashku me neokorteksin, pjesën e jashtme të trurit.

Lexo po ashtu Tri shprehi që mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës

“Kur përjeton fenomenin “maja e gjuhës”, kjo ndodh sepse procesi i marrjes së kujtimeve bllokohet për momentin, ndoshta për shkak të një lidhjeje të dobësuar mes këtyre rajoneve, gjë që pengon rrjedhën e qetë të informacionit”, shton profesori.

Lexo po ashtu Keni probleme me kujtesën? S’ka problem, vetëm bëni seks!

A duhet t’ju shqetësojë kjo?

Do të pranoni që ky fenomen “maja e gjuhës” mund të jetë zhgënjyese nganjëherë. Doktor Nelson shton se shumica e njerëzve në të njëzetat dhe të tridhjetat e përjetojnë këtë fenomen, i cili është krejtësisht normal dhe nuk duhet t’ju shqetësojë. Ndodh edhe në moshat e mëvonshme dhe nëse vëreni rritje të mangësive të kujtesës ose vështirësi të ngjashme njohëse, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Faktorë të tillë si lodhja, stresi dhe mungesa e gjumit mund të kontribuojnë në këtë fenomen, thotë doktor Nelson. Gjithashtu, mungesa e gjumit është një tjetër ndikim, si dhe ankthi – veçanërisht nëse jeni në një ngjarje të rëndësishme. /Telegrafi/

Exit mobile version