• Anrra e gzueme del e idhnueme!
• Armiku ma i rrezikshëm është ai që harrohet!
• Zoti çon bereqetin, shejtani shpon thesin!
• Vrit qen e rrit këlysh!
• U nxi rrushi, u mbyll moti, mjerë ai që s’ishte i zoti!
• Te urtin çoje në mulli, te “marrin “çoje për dru”!
• Shiu i but lag t’marrë e t’urtë!
• Paç faqen e zezë si gala ndër shoqe!
• Marrja me marre nuk lahet!
• Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë!
• Rrallë vritet burri që ka shumë armiq!
• Kurdo që të vdesin prindërit, të lanë jetim!
• Ka gjind që folin t’gjitha gjuhët e botes, po s’dinë me fol me gruen!
• Emri i mirë fitohet me shumë pune të mira dhe humbet me një të ligë!
• Deka s’pyet fukara a zengjin, por tandë i përpin!
• Çilet dera, rritet ndera!
• Beqari jeton si mbret e vdes si qen, i martuemi jeton si qen e vdes si mbret!
• Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë!
• Dita ka sy, nata ka veshë!
• Foli derës të dëgjojë dritarja!
• Gruaja dhe pushka nuk i lihen amanet askujt!
• I paburri nuk i njeh burrat!
• Ku han e s’të japin e ku flet e s’të marrin vesh mos rri!
• Kush ka mend e besë ka edhe fat!
• Qenin për mish e burrin për bukuri nuk duhet me i pa! /Telegrafi/