• Lumturia është si një flutur: po vrapove pas saj – nuk e kap dot; po qe se ndalon për një çast, të vjen vetë në duar.
• E sotmja e qesh të djeshmen.
• Armiku me i rrezikshëm është ai që harrohet.
• Ç’pret nga ai që trembet nga hija e tij.
• Barku me barna, si këmisha me harrna.
• Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre
• Fëmija të fut në shpellë të gjarpnit.
• Amanetin as deti nuk e mban, e qet ne lëndinë.
• Dhelpnës me dhelpni, ujkut me trimni
• Fusha ka sy, mali ka vesh.
• Kam inat po skam takat.
• Dora e huej s’din ku të kruen
• Budalla ka fat vetëm në përralla.
• Ashtin e thate kurrkush s’e lëpin.
• Burri i mirë din çka flet – budalla flet çka din.
• Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.
• Grueja e bukur e vena e amël janë helm për zemër.
• Frika nuk e len lepurin me u majtë.
• Gjersa të mendohet i mençuri, i marri mbaron punën.
• Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hije çdo here.
/Telegrafi/