Telegrafi

Fjalamani më i madh në botë

Lluis Colet ka thyer rekordin botërorë pasi që ka folur 124 orë pa ndërprerë. Colet ka folur për Salvador Dalín, kulturën katalonase dhe tema tjera.

Ky zyrtar 62-vjeçar i administratës shtetërore ka folur pareshtur pesë ditë e pesë netë, duke thyer kështu rekordin e mëhershëm të cilin e ka mbajtur një indian i cili ka “bluar” 120 orë rresht.