Site icon Telegrafi

Fjala: LGBTI ka të drejtat me Kushtetutë, s’ka nevojë të dalë rrugëve

Partia Fjala është shprehur kundër organizimit të paradës së krenarisë, e paralajmëruar për nesër në Prishtinë, duke thënë se ky organizimin nga komuniteti LGBT nuk paraqet elemente të krenarisë, por përkundrazi kjo është një paradë e turpit dhe si e tillë nuk duhet të organizohet.

“Personat që i përkasin komunitetit LGBT i kanë të garantuara të drejtat e tyre me kushtetutë. Prandaj e konsiderojmë se ky komunitet tani nuk ka nevojë me dalë në rrugë dhe para kamerave tona që të na dëshmojnë se kush janë. Dalja e tyre në rrugë përmes paradës është provokim dhe ofendim për gjeneratat e reja në veçanti dhe popullin e Kosovës në përgjithësi”, thuhet në një komunikatë për media të partisë Fjala.

Për më tepër, partia Fjala kërkon që institucionet e Kosovës, konkretisht kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti të organizimin e kësaj parade, pasi shkelë kulturën dhe traditën tonë, si dhe gjakun e dëshmorëve të cilët u flijuan për liri.

“Populli ynë dhe shteti jonë Kosova në vitet e pasluftës është duke u përballur me rënie të numrit të popullsisë. Komuniteti LGBT do ta fundosë edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë, ngase nuk kanë mundësi të lindin fëmijë. Kështu komuniteti LGBT do ta vret edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë”, thuhet në komunikatë./KP/

Exit mobile version