Telegrafi

Fizioterapeuti i Kosovës, Admirim Krasniqi i bashkohet KB Rahovecit

Admirim Krasniqi është bërë fizoterapeuti i ri i klubit basketbollistik, Rahoveci.

Rahoveci ka vazhduar me përforcimin e skuadrës në këtë afat kalimtar të verës.

Pas transferimit të disa basketbollistëve, drejtuesit e klubit kanë vendosur të përforcohen edhe në pozita tjera.

Bëhet fjalë për pozitën e fizioterapeutit, në të cilën kanë vendosur të marrin një emër të njohur të kësaj lëmie.

Është Admirim Krasniqi, fizioterapeuti i ri i Rahovecit për sezonin e ri dhe këtë detyre ai e kryen edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, Admirim Krasniqi, ndërsa më parë ishte edhe të KB Ponte Prizreni. /Telegrafi/