Cristiano Ronaldo njihet si një prej sportistëve me fizik të pëlqyeshëm, ndërsa futbollisti nuk heziton ta tregojë trupin e tij me raste.
Superylli i Real Madridit ka pushuar pas triumfit me Portugalinë në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe këtë fundjavë është relaksuar pranë pishinës.
Me këtë rast, 32-vjeçari i ka treguar muskujt dhe fizikun e tij mbresëlënës.
Së bashku me CR7 ka qëndruar edhe djali i tij, Cristiano Ronaldo Jr., i cili e ka bërë modelin e njëjtë të flokëve me babanë e tij.
Në ndërkohë, kujtojmë që këto ditë është raportuar se portugezi është bërë baba i binjakëve, mirëpo ai ende nuk e ka konfirmuar lajmin. /Telegrafi/
Spekulohet se Cristiano Ronaldo është bërë baba i binjakëve nga një nënë surrogate