Fizikani teorik Rajendra Gupta nga Universiteti i Otavës në Kanada ka thënë se Big Bangu mund të ketë ndodhur 26.7 miliardë vjet më parë.
Ai tha se duhej t’i jepej një shans i dytë një teorie kozmologjike të vjetër për të shpjeguar anomalitë në Universin tonë, transmeton Telegrafi.
Duke e bashkuar teorinë ekzistuese të zgjerimit të Universit me një shpjegim të skajshëm të quajtur hipoteza e dritës së lodhur, Gupta ka zbuluar se Big Bengu mund të ketë 26.7 miliardë vjet më parë. Dy herë më herët se sa parashikojnë modelet aktuale.
Kjo periudhë e gjatë mund të shpjegojë pse galaktikat më të largëta të vëzhguara duken çuditërisht të pjekura për qytetet-yje që duhet të kenë ekzistuar vetëm për gjysmë miliardë vjet. /Telegrafi/