Site icon Telegrafi

Fizika

Dy studentë shkojnë në provim të fizikës.
Hyn i pari dhe profesori fillon me pyetjet:
– Të themi je duke udhëtuar me tren dhe të vjen nxehtë. Çfarë bën?
– E hapi dritaren- përgjigjet ai.
– Shumë mirë- vazhdon profesori. Dritarja ka sipërfaqe 1.5 m2, kupeja ka vëllim prej 12 m3, treni ec me shpejtësi prej 80 km/h kah perëndimi, fryn era e jugut me 5 m/s. Për sa kohë do të freskohet hapësira?
Studenti nuk e di përgjigjen dhe bie nga provimi. Del jashtë dhe ia tregon kolegut pyetjet. Hyn ai, ndërsa profesori ia fillon:
– Të themi je duke udhëtuar me tren dhe të vjen nxehtë. Çfarë bën?
– Largoj pallton- përgjigjet studenti.
– Është shumë nxehtë!- vazhdon profesori.
– Largoj fanellën dhe këmishën.
– Ende të vjen nxehtë!
– Largoj pantallonat dhe çorapet.
– Po çfarë nëse është dikush dhe tenton të të dhunojë!- bërtet profesori i nervozuar.
– O, le të më dhunojë krejt treni se nuk e hapi dritaren!

Exit mobile version