Telegrafi

Fituesja e lotarisë sërish me probleme, intervenimi estetik s’i shkoi aspak mirë (Foto)

Jane Park nga Edinburgu i Anglisë, i është gëzuar shumë fitimit të një milion funteve në lotari, por jeta saj ka ndryshuar për të keq.

Lexo po ashtu Fitoi lotarinë, paratë po ia nxijnë jetën (Foto)

Së fundmi, 21-vjeçarja ka paguar rreth 60 mijë euro në një klinikë të Turqi, për t’i zmadhuar të pasmet, mirëpo anestezioni i ka shkaktuar reaksion alergjik duke ia ka ënjtur fytyrën, transmeton Telegrafi.

Para se të kryente intervenimin…

“Pas pushimit disaditor në ambiente luksoze, vendosi të bënte operimin. Por, diçka nuk shkoi në rregull dhe ajo është bërë si tullumbace”, ka thënë një shoqe e saj, duke shtuar se gjendja saj shëndetësore po i kthehet normalitetit.

Lexo po ashtu Fituesja e lotarisë këshillon shoqen se si mund të fitojë preminë! (Foto)

Prejse është bërë milionere, Park ka kriza nervore dhe ndjehet e vetmuar, ndërsa ka paditur kompaninë e lojërave të fatit që e la të luante kur ishte ende adoleshente. /Telegrafi/