Jane Park nga Edinburgu i Anglisë, i është gëzuar shumë fitimit të një milion funteve në lotari, por jeta saj ka ndryshuar për të keq.
Së fundmi, 21-vjeçarja ka paguar rreth 60 mijë euro në një klinikë të Turqi, për t’i zmadhuar të pasmet, mirëpo anestezioni i ka shkaktuar reaksion alergjik duke ia ka ënjtur fytyrën, transmeton Telegrafi.
“Pas pushimit disaditor në ambiente luksoze, vendosi të bënte operimin. Por, diçka nuk shkoi në rregull dhe ajo është bërë si tullumbace”, ka thënë një shoqe e saj, duke shtuar se gjendja saj shëndetësore po i kthehet normalitetit.
Prejse është bërë milionere, Park ka kriza nervore dhe ndjehet e vetmuar, ndërsa ka paditur kompaninë e lojërave të fatit që e la të luante kur ishte ende adoleshente. /Telegrafi/