Një ditë pasi e fitoi festivalin evropian të muzikës, shumëkush e ka komentuar si triumf i politikës dhe jo këngës që e ka merituar triumfin në Eurovision.
Edhe pse kënga fituese titullohet “1944”, ajo i referohet dëbimit të Tatarëve nga Krimea dhe së fundi aneksimit rus të gadishullit në vitin 2014, të cilën gjë e ka konfirmuar vetë fituesja Jamala.
Kjo e fundit ka zbardhur disa fakte rreth jetës së saj, duke thënë se ka dy vite që nuk e ka vizituar shtëpinë, transmeton Telegrafi.
“Këto dy vitet e fundit kanë qenë të pikëlluara për mua. Ka dy vite që nuk kam mund të shkojë në shtëpi. Çfarë duhet të bëjë: vetëm të këndojë këngë të bukura dhe ta harrojmë këtë? Sigurisht që jo”, tha Jamala.
Kujtojmë se përfaqësuesja ukrainase triumfoi në saje të 514 pikëve, ndërsa Shqipëria u eliminua në fazën e parë duke mos u kualifikuar në finale të festivalit evropian të muzikës. /Telegrafi/