Këngëtarja e famshme izraelite, Netta Barzilai, u bë e famshme vitin e kaluar teksa u shpall fituese e “Eurovision 2018”.
Kënga e saj “Toy” kishte rrëmbyer simpatinë e të gjithëve, ndërsa ka bërë më shumë krenarë bashkëkombësit e saj izraelitë, të cilët sivjet janë edhe nikoqirë të “Eurovisionit”.
Netta ndërkohë vazhdon të jetë aktive me projekte të shumta muzikore si dhe paraqitje televizive.
Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në Javën e Modës në Tel Aviv të Izraelit, ku ndër të tjerash ka dhuruar një performancë interesante për të pranishmit.
Ajo ka kënduar këngën e saj të suksesshme “Basa Sababa”, ndërsa ka sfiluar me bikini të verdha gjatë kohës sa ka kënduar.
Me këtë paraqitje, Netta ka dashur që të sfidojë stereotipet e të gjithë atyre që thonë se vajzat me mbipeshë nuk mund të bëhen modele, ose të pozojnë me bikini.
“Për vite unë nuk shkova në plazh apo pishinë dhe kështu bënë edhe shumë gra të tjera. Unë jam i lumtur që kam pasur privilegjin të kaloj një pengesë tjetër në mendjen time dhe atë të shumë njerëzve të tjerë sot. Ne të gjithë po vijmë për të festuar për veten dhe për ta dashur veten tonë”, ka thënë fituesja e “Eurovision 2018”.
Përndryshe, ajo u shfaq në sfilatë krah modeleve Neta Alchimister dhe Noa Beny. /Telegrafi/