Site icon Telegrafi

Fituesja e “Eurovisionit”, Netta Barzilai: Nuk kam qenë kurrë në Kosovë, shpresoj ta vizitoj

Foto: Getty Images

Kosova tash e disa vite nuk ka të drejtë pjesëmarrje në “Eurovision”, megjithatë miliona shqiptarë nga ky shtet ndjekin çdo vit festivalin dhe shprehin dëshirën që edhe Kosova të jetë pjesë e kompeticionit.

Faqja “Eurovision Kosovo” tash e sa vite lobon për pjesëmarrjen e shtetit tonë në “Eurovision”, ndërsa sjell gjithnjë më të rejat rreth festivalit.

Lexo po ashtu Kosova ende nuk i plotëson kriteret për pjesëmarrje në Eurovision

Në rrjetin social Twitter, kjo faqe i ka dedikuar një pyetje këngëtares nga Izraeli, Netta Barzilai, e cila këtë vit fitoi “Eurovisionin”.

Foto: SC/Eurovision Kosov/Twitter

Ata e kanë pyetur nëse do ta vizitojë ndonjëherë Kosovë, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë: “Nuk kam qenë kurrë këtu! Shpresoj së shpejti”.

Netta Barzilai, fituesja e “Eurovision 2018” (Foto: Getty Images)

Netta Barzilai fitoi “Eurovisionin” këtë vit me këngën “Toy”, e cila ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit pas disa akuzave për plagjiaturë.

Megjithatë, Izraeli pritet të jetë shteti i cili do të mirëpresë vitin e ardhshëm kompeticionin më konkurrues mes shteteve të Evropës, në fushën e muzikës. /Telegrafi/

Netta Barzilai gjatë takimit me Princin Uilliam (Foto: Getty Images)
Exit mobile version