Telegrafi

Fituesja e Eurovisionit, Helena Paparizou duket e mrekullueshme edhe 18 vjet pas triumfit

(Foto: Instagram/helenapaparizouofficial/Eurovision)

Helena Paparizou kujtohet si fituesja e Eurovisionit në vitin 2005 dhe për paraqitjen, ndërsa për performancën e saj në festivalin muzikor u përfol vite më vonë.

“My Number One” ende lëshohet në klubet e natës dhe festat e kërcimit, ndërsa përveç këngës së përmendur, publiku e kujton artisten edhe si një greke magjepsëse me lëvizje kërcimi të mrekullueshme.

Lexo po ashtu Sherr në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards” në Athinë - lëndohet prezantuesja Roula Koromila dhe momenti kur largohet nga skena Helena Paparizou

Së fundmi, ajo është shfaqur në një festival, ku e ka përsëritur të gjithë performancën e saj në Eurovision dhe fansat janë mahnitur me dukjen e saj, 18 vjet pas triumfit në festivalin evropian të këngës.

(Foto: Instagram/helenapaparizouofficial)

Helena tash është 41 vjeçare dhe vazhdon të jetë aktive në botën e muzikës.

(Foto: Instagram/helenapaparizouofficial)

Para dy muajsh e publikoi këngën e re të quajtur “Fevgo”, derisa është edhe anëtare e jurisë së spektaklit muzikor në versionin grek, “The Voice”. /Telegrafi/

 

(Foto: Instagram/helenapaparizouofficial)

 

(Foto: Instagram/helenapaparizouofficial)

 

(Foto: Instagram/helenapaparizouofficial)