Telegrafi

Fituesit në MTV Movie Awards

Diversiteti dhe gjithëpërfshirja ishin kryefjalë e ceremonisë së “MTV Movie and TV Awards”, me kategori që nuk ndanin gjinitë në fjalimet mbi çështje sociale e politike.

Protagonistja e prodhimit të Disneyt,“E bukura dhe bisha”, Emma Watson u vlerësua si aktorja më e mirë.

Aktorja më e mirë Emma Watson (WireImage)

“Aktrimi ka të bëjë me aftësinë për të vënë veten në petkun e dikujt tjetër dhe kjo nuk ka nevojë të ndahet në dy kategori të ndryshme”, ka thënë ajo, citon TCH.

13-vjeçarja Millie Bobby Brown, e cila është pjesëtarja më e re e kastit të “Stranger Things”, u vlerësua si aktorja më e mirë në një serial dhe falënderoi producentët për krijimin e një personazhi ikonë, sipas saj.

Ceremonia e çmimeve, e orientuar kryesisht ndaj publikut të ri, në të kaluarën është shënjuar nga momente pikante, shaka dhe kategori jokonvencionale.

Por, këtë vit, prezantuesit dhe fituesit u treguan më të pasionuar lidhur me çështje të ndryshme në skenë.

Kongresmenia amerikane Maxine Waters prezantoi çmimin për “Luftën më të mirë kundër sistemit”, me aktoren Tracee Ellis Ross. Çmimi shkoi për “Hidden Figures,” film që tregon historinë e tre matematicienteve me ngjyrë të NASA-s.

“Puthja më e mirë” u vlerësua ajo mes dy djemve adoleshentë të interpretuar nga Ashton Sanders dhe Jharrel Jerome, në filmin fitues të çmimit Oscar, “Moonlight”.

Dyshja më e mirë, Hugh Jackman dhe Dafne Keen (Kevin Winter/Getty)

Çmimin e “Dyshes më të mirë” e mori protagonisti i “Logan”, Hugh Jackman dhe Dafne Keen.