Telegrafi

Fituesit në Emmy Awards

Yjet kryesore televizive kanë shkëlqyer në evenimentin e ndarjes së çmimeve Emmy në Los Angeles.

Ashtu siç pritej, “Game of Thrones” mori çmimin kryesor dhe triumfoi në total në tre kategori duke thyer në këtë mënyrë rekordin për numrin e përgjithshëm të çmimeve Emmy që e ka ngritur në 38 sosh (37 çmime i kishte fituar “Frasier” që mbante rekordin deri më tani).

Më së shumti trofe në këtë mbrëmje fitoi “The People vs OJ Simpson” që triumfoi në pesë kategori.

Disa prej çmimeve kryesore jua sjellim më poshtë:

Drama më e mirë – “Game of Thrones”
Komedia më e mirë – “Veep”
Aktorja më e mirë në dramë – Tatiana Maslany, “Orphan Black”
Aktori më i mirë në dramë – Rami Malek ,”Mr.Robot”
Aktorja më e mirë në komedi – Julia Louis-Dreyfus, “Veep”
Aktori më i mirë në komedi – Jeffrey Tambor, “Transparent”
Aktroja dytësore në dramë – Maggie Smith, “Downton Abbey”
Aktori dytësor në dramë – Ben Mendelsohn, “Bloodline”
Aktroja dytësore në komedi – Kate McKinnon, “Saturday Night Live”
Aktori dytësor në komedi – Louie Anderson, “Baskets”

Mësoni të gjitha çmimet duke klikuar këtu. /Telegrafi/