Site icon Telegrafi

Fituesit i ka hije të bëjë çfarë të dojë, Bonucci thumbon Ronaldon duke pirë birrë dhe Cola-Cola pas finales

Italia ka arritur ta fitojë titullin e kampionit të Evropës.

Azzurrët kanë zhvilluar një kampanjë të madhe në këtë evropian, ku në fund fituan me rezultat 3-2 pas ekzekutimit të penalltive ndaj Anglisë.

Por pas ndeshjes kanë ndodhur shumë gjëra në kampin italian. Padyshim që njëra nga më interesantet ishte në konferencën për shtyp nga shënuesi i Italisë në kohën e rregullt, Leonardo Bonucci.

Qendërmbrojtësi italian ka thumbuar bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Cristiano Ronaldo.

Gjeniu protugez kishte larguar pijet e gazuara Coca Cola dhe kishte bërë thirrje që të pihet vetëm ujë.

E Bonucci pas triumfit në finale nuk u përmbajt duke pirë fillimisht birrë Heineken në konferencë e pas saj edhe Coca Cola.

Veprimi i qendërmbrojtësit është bërë viral në rrjetet sociale, derisa po shihet si thumb për Ronaldon.

Gjithsesi fituesit i ka hije të bëjë çfarë të dojë, edhe të pi birrë pasi kanë arritur ta rikthejnë trofeun e Kampionatit Evropian pas një kohe të gjatë në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version